Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë është në qëndër të vëmëndjes së të gjithë opinionit publik në Shqipëri dhe jo vetëm.
Interesi për këtë sfidë është maksimal dhe këtë e tregon edhe angazhimi i parecedentë i forcave të policisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për mbarëvajtjen e rregullt të ndeshjes.
?Elbasan Arena? sigurisht do të jetë ? sold out? ku të gjitha biletat janë shitur kohë më parë, dhe prezent në impiant do të jenë edhe presonalitete mjaft të rëndësishëm të politikës.
Kryeministri Edi Rama nuk ka se si të mungojë në këtë superndeshje, ndërsa për shkak të impenjimeve ende nuke e ka konfirmuar prezencën e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta, si gjithnjë të pranishëm do të jenë një pjesë e ministrave të kabinetit qeveritar, me në krye ministrin e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikollën.
Ndërkohë ka konfirmuar praninë e tij zv. kryeministri iKosovës aktualisht ministër i jashtëm , Hashim Thaçi që do të jetë së bashku me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Ndërkohë që kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë në ?Elbasan Arena?.
Gjithsesi nuk do të jenë vetëm politikanët në tribunën VIP të stadiumit, pasi bashkë me ta do të ulen kreu i Federatës shqiptare të futbollit Armando Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, ndërkohë që nën masa të rrepta sigurie do ta ndjekë takimin presidenti i Federatës serbe të futbollit Tomislav Karadzic.
Për më shumë klikoni në
http://www.oranews.tv/vendi/rama-thaci-e-veseli-ne-tribunen-e-vip-karadzic-ndjek-ndeshjen-nen-masa-te-rrepta-sigurie/