Braçe: Në paketën e re fiskale nuk do të ketë rritje të dividendit - Ora News

2015-10-05 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Braçe ka deklaruar në studion e "Tonight Ilva Tare" se në paketën e re fiskale nuk do të ketë rritje të dividendit, ndërsa profesionet e lira do të çlirohen nga taksat.
Ilva Tare: Treguesit e paketës fiskale do të kenë ndonjë surprizë, ku do fillojnë të diskutohen me grupet e interesit, jemi vonë, jemi në kohë?
Erjon Braçe: Po ka një element të cilin ne po mundohemi përpara se të shkojmë tek paketa fiskale që për të gjithë këta që ushtrojnë profesione të lira, sic është zjetarët po themi, sic hyjnë këtu të gjithë ata që merren me ato profesione që ju përmendet, berber robaqepës etj..secilin prej tyre do ta çlirojmë fare nga taksat. Ky është një elemet shumë i rëndësishëm, i parë i paketës fiskale. Pastaj jemi duke diskutuar dhe besoj do ta finalizojmë shumë shpejt reduktimin e TVSH për truzimin. Këto janë dy elementë.
Ilva Tare: Rritje të dividentit?
Erjon Braçe: Nuk ka rritje të dividentit. Do të mbëtet në atë nivel që është edhe për tu kryqëzuar me tatim fitimin dhe të gjitha tatimet e tjera.

Për më shumë klikoni në

Free Traffic Exchange