Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Flakët e zjarrit të shfaqura në mënyrë të mistershme kanë shkrumbuar zyrën e financës të ish komunës Vig Mnelë, sot njësi administrative e bashkisë së re të Vau Dejësit. Sipas verifikimeve të para, rezultojnë të jenë djegur disa dokumenta të veprimtarisë së kësaj njësie, ndërsa policia e Shkodres nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri. Drejtuesit e ri të bashkisë Vau Dejës kanë dënuar këtë akt të shëmtuar, duke e quajtur ngjarjen jo të rastësishme.
Mësohet se hetimet e para të policisë janë përqëndruar tek punonjësit e administratës aktuale, pasi zjarri ka ardhur pikërisht në këto ditë kur do të dorëzohet i gjithë dokumentacioni i ish komunës, në zyrat e bashkisë së re të Vau Dejësit. Një grup i posaçëm hetimor po punon me marrjet në pyetje dhe verifikimin e vendit të ngjarjes për të zbardhur këtë ngjarje të shëmtuar, që mund të ketë prapavijë politike dhe që synon të shkaktojë dëm në institucionet shtetërore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/digjet-zyra-e-finances-ne-ish-komunen-vig-mnele/