Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
27 vite më parë ka qënë hera e fundit kur ishte shtruar në spitalin psikiatrik të Shkodrës, Ruzhdi Arishta autori i vrasjes së kreut të grupit të FNSH Simon Gjeta në operacionin e dy ditëve më parë në fshatin Oblikë.
Kështu shprehet drejtoresha e këtij spitali, Valdete Hoxha, e cila mohon faktin se Arishta ishte një i sëmurë mendor i cili përbente rrezikshmëri për të tjerët.
Valdete Hoxha: ?Ruzhdi Arishta njihet si i sëmurë mendorë prej vitesh. Ka shumë vite që nuk është shtruar në spital. Më tepër ai është ndjekur ambulatorisht. Është paraqitur vetëm për kontrolle kempesh dhe në rastet kur ka pasur nevojë për vizita psikiatrike, kur donte të shtonte një medikament. Ishte një i sëmurë i qetë, pasiv dhe psikotik, dhe shpesh fshihte të gjithë simtomat e tij. I sëmuri me depresion nuk paraqet rrezikshmëri për të tjerët, më shumë për vetevete. U habita kur dëgjova se Ruzhdi Arishta kreu vrasje të tillë?
Përshkallëzimi i ngjares me ekzekutimin e efektivit të FNSH-së Simon Gjeta dhe më pas vrasjen e këtij të fundit, mjekia psikologe thotë se e gjitha mund të ishte shmangur nëse do ishte kërkuar ndihma e një specialisti të spitalit.
Valdete Hoxha: ?Ishte një i sëmurë i qetë, pasiv dhe psikotik, dhe shpesh fshihte të gjithë simtomat e tij. I sëmuri me depresion nuk paraqet rrezikshmëri për të tjerët, më shumë për vetevete. U habita kur dëgjova se Ruzhdi Arishta kreu vrasje të tillë. Nëse do të isha në Shkodër do të shkoja dhe Ruzhdia s?do të arrinte të shkonte deri aty sa të vriste efektivin. Komunikimi me të ndoshta do ta zbuste dhe atë kundërveprim. Ishte gjithmonë i heshtur, i qetë. Më ka ardhur shumë çudi e shumë keq për ngjarjen?
56 vjeçari Ruzhdi Arishta paraqitej pranë spitalit psikiatrik të Shkodrës çdo 6 muaj për kontrollet e kempit. Edhe pse bluzat e bardha i kanë kërkuar të qëndrojë i shtruar ai nuk ka pranuar. Shtetasi në fjalë pasdrekën e datës 3 tetor plagosi me armë zjarri fqinjin e tij 21 vjecar Besar Sherbela dhe la të vdekur pak orë më vonë efektivin e FNSH-së së Shkodres Simon Gjetën, i cili kishte shkuar të kryente arrestimin e tij së bashku me një grup efektivësh.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-efektivit-fnsh-mund-te-ishte-shmangur-flet-mjekja-psikiatre/