Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës lë në burg pa afat dy autorët e masakrës së javës së kaluar pranë lulishtes ?1 Maji? në Tiranë. Si Vasiel Çavo dhe Seal Sulaj kanë pranuar krimin dhe vetëm njëri prej tyre ka shprehur pendim duke akuzuar të plagosurin se prej kohësh i poshtëronte.
Sael Sulaj: Elvis Gaçaj na poshtëronte, ndaj kishim vendosur për ta vrarë.
Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo u arrestuan ditën e shtunë si autorë të antetatit ku mbetën dy viktima dhe u plagos Elvis Gaçaj që ishte dhe shënjestra e autorëve.
Burg pa afat gjykata dha edhe për 39-vjecarin, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Por ngjarja e javës së kaluar ka nxjerrë në pah problemin që sistemi i drejtësisë ka në Shqipëri. Të dy autorët që realizuan këtë atentat kanë qenë të arrestuar njëri për vjedhje dhe tjetri për shitje droge dhe janë lënë sërish të lirë nga drejtësia.
Tahiri: ?Para pak ditësh dy të rinj u arrestuan sepse vranë në mes të Tiranës dy të rinj të tjerë, plagosën një të tretë dhe vetëm fati deshte që e gjitha të mos kthehej në një masakër në qendër të qytetit. Por shumë pak e dinë që autorët e kësaj ngjarje ishin arrestuar vetëm pak muaj më parë nga policia dhe ishin lënë të lirë nga drejtësia. Nëse do kishin marrë ndëshkimin e merituar nuk do mund të merrnin jetën e dy të rinjve të tjerë, por morën ndëshkimin e dakorduar?.
Versioni i policisë për këtë ngjarje ishte prishja e pazareve te droges.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-dyfishte-per-pazaret-e-droges-tek-1-maji-ne-burg-dy-autoret/