PD Kërkon rikthimin në punë pas vendimit të gjykatës - Ora News - Lajmi i fundit

2015-10-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse një person do t?i drejtohet gjykatës me pretendimin se largimi i tij nga puna është i pamotivuar, ai nuk mund të rikthehet në vendin e tij edhe nëse vendimi i gjykatës është në favor të tij. Kodi i Punës tashmë i ndryshuar nuk i detyron dot më privatët të rimarrin në punë një punëtor me të cilin është zgjidhur kontrata. Opozita kundërshtoi pikërisht këtë nen në komisioni parlamentar të shëndetësisë.
Albana Vokshi: Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme nga punëdhënësi është e pavlefshme. Atëherë këto që janë hedhur në rrugë, qindra njerëz si i mbron ky kod, se kodi thotë se është i pavlefshëm.
Sula: Propozimi ka ardhur nga sektori privat, kur është diskutuar në përgjthësi ato kanë bërë këtë argumentim; qe ne kemi një raport mirëbesimi me punonjësin. Në momentin që unë me të nuk merrem vesh ai le të fitojë gjyqin shumë mirë. Unë e paguaj 1 vit, por mos më detyro ta kthej.
Vokshi: Të detyron gjykata
Sula: Fakti është që sektori privat, le të ngrihet një njeri të thotë, praktika ka treguar se asnjeri nuk e ka marrë me zor.
Kodi i Punës vjen në tryezën e komisioneve parlamentare më një sërë ndryshimesh që nga mënyra e punësimit, kontrata e leja e lindjes. Ndryshimet do të diskutohen me grupet e interesit në mbledhjet e ardhshme të komsioneve parlamentare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-rikthimin-ne-pune-pas-vendimit-te-gjykates/

Free Traffic Exchange