Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, është takuar me fermerët në lushnje, në një nga pikat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore. Ministri Panariti u shpjegoi fermerëve se dokumenti formalizues, do i ndihmojë për të përfituar dhe nga skemat subvencioncionuese.
Edmond Panariti: ?Dua të theksoj me forcë që regjistrimi i fermerëve është në favor të tyre. Është vetëm një masë që shkon 100% për fermerët, nuk ka karakter diskriminues, përkundrazi është një masë inkurajuese në mënyrë që të jetë pjesë e një zinxhiri vlerash që shkon nga prodhuesi te grumbulluesi.
Në të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Bujqësisë në Elbasan, në rreth 48 mijë fermerë në rang qarku, vetëm 250 kanë dokumentin regjistrues.
Nëse nuk kalon xhiron vjetore të 5 milionë lekëve, asnjë prej fermerëve të regjistruar nuk do të tatohet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lushnje-panariti-formalizimi-ndihmon-per-subvencione/