Tavo: Barnat të çertifikohen nga një laborator i BE - Ora News - Lajmi i fundit

2015-10-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas kritikave të opozites dhe grupeve të interesit për ndyshimet në ligjin e shërbimit farmaceutik, LSI partia e dyte në qverisje propozon qe në treg të lejohen vetëm barnat që kanë çertifikatë sigurie nga laborator të specializuar të BE. Ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i LSI Vangjel Tavo tha se nuk mund të lejohet hyrje e lirë e medikamenteve nga Ballkani pavarësishtë kërkesave të importuesve të Rajonit.
Vangjel Tavo: Kam propozuar që nëse cefta nuk lejon atë barrierën që ne kishim vendosur që barnat të jenë të regjistruar në një nga vendet e BE, minimalisht ne të kërkojmë që analizat e barnave parase të vijnë të regjistrohen në Shqipëri të kenë ardhur nga një laborator i BE.
Z Tavo thotë se sistemi farmaceutik po ashtu dhe autoritetet e shëndetësisë duhet të jenë të vëmendshem që tregu të mos mbushet me barna jashte standarteve të sigurisë.
Vangjel Tavo: Në në vendin tonë duhet të jemi të gatshëm që përballojmë cdo tentative të tillë. Raste ka pasur, por edhe kontrolli është rritur.
Ky diskutim vjen pasi ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekonimisë kërkuan që në ligjin e shërbimti farmaceutik të hiqej neni që barnat që hyjnë në Shqipëri të jenë tregtuar të paktën nga një vend i BE. Për këtë ndryshim opoizta akuzoi qeverinë se liberalizmi i tregut farmceutik do të sjell medikamente jashtë çdo standardi cilësie. Këtij shqetësimi iu bashkua se fundmi edhe LSI.



Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/tavo-barnat-te-certifikohen-nga-nje-laborator-i-be/