Veliaj dhe Meta inagurojnë rikonstruksionin e shkollës së mesme të bashkuar - Ora News

2015-10-05 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënësit e Farkës do të kenë mundësi që këtë vit të ri shkollor ta zhvillojnë në kushte bashkëkohore. Bashkia e Tiranës sëbashku me ndihmën e Ambasadave dhe bizneseve ka bërë të mundur rikonstruksionin e shkollës së Mesme të Bashkuar në njësinë administrative Farkë, e cila është inauguruar sot në praninë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës fillimisht ka falenderuar ata që me kontributin e tyre bënë të mundur që brenda dy muajve t?i japin nxënësve dhe të rinjve të Farkës një shkollë të denjë dhe mundësinë për t?u ndjerë në kushte dhe standarde njësoj si dhe bashkëmoshatarët e tjerë të Tiranës.
Veliaj: ?Unë e di që kompanitë dhe ambasadat që ndihmuan në bërjen në kohë rekord të kësaj shkolle nuk e kishin me detyrim, as nuk na e kishin borxh, as nuk i ushtroi njeri presion që të bënin këtë lloj pune. Njerëzit japin sepse duan të japin, japin sepse kanë kënaqësi kur japin diçka mbrapsht. Dua të falenderoj shumë të gjithë ata që janë përfshirë këtu, miqtë tanë nga ambasada e Kuvajtit që kanë dhënë një pjesë të mobiljeve dhe 30 prindërit që ndihmuan me punë vullnetare, duke dhënë kohë që klasat dhe shkolla e fëmijëve të tyre të jenë në gjendjen që është sot?.
Më tej, ai ka kërkuar nga nxënësit që të mësojnë më shumë si një formë shpërblimi për vëmendjen e kushtuar për rikonstruksionin e kësaj shkolle.
Veliaj: ?Ne vërtet sot bëjmë një shkollë, por presim diçka në shkëmbim. Ajo që unë pres si kryetar i Bashkisë dhe ajo që pret Ilir Meta si kryetar i Kuvendit dhe të gjithë ata që investuan, është që ju të jeni më të mirët dhe të jeni krenaria e Bashkisë së Tiranës, me rezultate nga ato që na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë?.
Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi se ky investim tregon edhe një herë të mirat e reformës territoriale që solli bashkimin e njësive rurale me ato urbane. Veliaj tha se reforma ka eliminuar dallimet që ekzistonin më parë mes fshatit dhe qytetit dhe ka bërë të mundur që nëpërmjet investimeve si kjo e sotmja banorët e periferisë të mos ndihen të lënë pas dore.
Veliaj: ?Disa që e kundërshtuan thanë ne nuk duam të bëjmë një bashki më të madhe, sepse zona si Farka, zonat e tjera rurale nuk do marrin shërbime. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe kjo zonë ka pasur vëmendjen më të madhe sa nuk e ka pasur kurrë në 20 vitet që kanë kaluar! Më vjen mirë që një ligj që nis nga Parlamenti dhe që me kryetarin e Kuvendit dhe gjithë deputetët bëhet realitet përkthehet në më shumë investime dhe në një organizim më efiçient që ne kemi sot në Bashkinë e Tiranës?.
Në ceremoninë e inagurimit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha gjatë fjalës së tij se të rinjtë e Farkës meritojnë kushte më të mira, për të mësuar, për t?u edukuar, për t?u informuar dhe njëkohësisht për të pasur besim se ëndrrat e tyre do t?i realizojnë në vendin e tyre.
Meta: ?Ju uroj suksese dhe mbarësi në këtë vit të ri shkollor dhe jam i bindur se ky a...