Meta në mbledhje: Duhet strategji më e qartë për rritjen ekonomike

2015-10-05 0

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së LSI kryeparlamentari Ilir Meta ka renditur të gjitha sfidat që sipas tij ekzistojnë në vend në këtë periudhe për të cilat ka kërkuar dhe angazhim të plotë të të gjithë strukturave të LSI. Rritja ekonomike sipas kryeparlamentarit meta kërkon një strategji më të mirëmenduar. Për Metën, realizimi me sukses dhe sa më parë I dekriminalizimit, ndryshimet rrënjësore në sistemin e drejtësië janë kusht për realizimin e objektivit më kryesor, hapjes së negociatave me BE¬në

?Ekonomia është kryesorja për të gjithë ne, paraqet sfida të jashtëzakonshme,ne mbështesim reformat për formalizimin e ekonomisë dhe e rëndësishme është se duhet një straegji e qarte për rritjen ekonomike dhe kapacitetin e saj. Duhet të kontribuojmë të gjithë deputetët e ekspertët tanë.Në të gjitha sektorët në krijimin e një klime sa më të mirë mes qeverise me administratën, biznesin dhe sipërmarrjen?-tha Meta.

Free Traffic Exchange