Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Sigurisë Kombëtare nderoi me një minutë heshjte oficerin e vrarë në krye të detyrës, Simon Gjeta. Por debati politik, theu shumë shpejt këtë unifikim të anëtarëve të Komisonit.
Partia Demokratike shfrytëzoi diskutimin e ligjit për të drejtat e të paraburgosurve, për të ringritur akuza ndaj qeverisë. Deputeti Flamur Noka tha se pas hekurave po vihen qytetarët e thjeshtë, dhe jo bandat e narkotrafikut.
Flamur Noka:Qytetarët për 3 mijë lekë të reja, për mungesë pagese të energjisë shoqërohen në komisariate bashkë me fëmijët, ndërsa ministri me makinën e tij trafikantët livadhisin gjithë andej. Qytetarët kanë nevojë që tju flasim më shumë për këto cështje.
Spartak Braho: Nuk kemi ardhur për të folur për drogën.
Pjerin Ndreu: Politikat djathtas dhe majtas ka kusure me burgjet. Ne si anëtarë të komisionit të gjejmë elementë sesi të mbështesim ecjen përpara, përmirësimin e kushteve të të dënuarve.
Në fund të ketij debate, Komisioni i Sigurisë miratoi nismën e propozuar nga Ministria e Drejtësisë për përmirësimin e kushteve për trajtimin e personave të dënuar me burgim
Jashtë mbledhjes, deputeti Spartak Braho, iu përgjigj interesit të Ora News, për letrën e dërguar pak ditë më parë krerëve të institucioneve, se një skenar kundër kryeparlamentarit Ilir Meta, rrezikon të sjellë destabilitet në vend.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/debate-ne-komisionin-e-sigurise-per-trajtimin-e-te-denuarve/