Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbarëvajtja e rregullt e ndeshjes Shqipëri-Serbi është në fokusin e të gjithë protagonistëve.
Trajneri i skuadrës tonë përfaqësuese Gianni de Biasi duke folur në lidhje me ndeshjen i kërkoi tifozëve të shfaqin maturi, pasi ky është një shans ideal për të treguar se kombi shqiptar sheh vetëm përpara, dhe nuk ndikohet nga mëri të pavlera.
De Biasi: Kemi një shans të madh për të treguar si komb se dimë të shohim përpara pa gjetur brenda vetes mëri të kota, kemi mundësinë ta raklamojmë veten në mënyrën më të mirë. Dua që lojtarët e mi të jenë të karikuar, pasionantë por korrektë, është vetëm një ndeshje futbolli, e cila për ne është e rëndësishme pasi na dhuron lejekalim për aty ku duam të shkojmë. Këtë i kërkoj edhe tifozëve, të mbështesin skuadrën e të mos merren fare me kundërshtarin. Rezultati është jetik për ne. Serbët nuk kanë çfarë humbasin kurse ne po. Nuk duhet të shpërqëndrohemi?.
Në të njejtën linjë ishte edhe presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka i cili kërkoi nga të gjithë fansat kuqezi të jenë të përqëndruar vetëm tek skuadra e tyre
Duka: ?Tifozët shqiptarë janë të ftuar ta mbështesin maksimalisht ekipin tonë, me simbole kombëtare me himnin, me energji pozitive që ta ndihmojnë skuadrën në rezultatin pozitiv. Ta jetojmë të gjithë bashkë si një ndeshje futbolli që ta festojmë të gjithë bashkë pas ndeshjes?.
Takimi i së enjtës do të jetë i monitoruar nga forca të shumta policie që janë angazhuar për mbarvajtjen e kësaj sfide, tensioni i së cilës u amplifikua nga gjithçka ndodhi 14 Tetorin e shkuar në ?Partizan Stadium? të Beogradit
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/duka-dhe-de-biasi-ti-kushtojme-rendesi-ekipit-tone-te-mos-merremi-me-kundershtarin/