Nxënësit e Farkës do të kenë mundësi që këtë vit të ri shkollor ta zhvillojnë në kushte bashkëkohore. Kjo falë rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar, në njësinë administrative në Farkë, nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me ambasadat dhe bizneset. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Veliaj u ka kërkuar nxënësve në ?këmbim? të rikonstruksionit, rezultate më të mira në shkollë.
?Ne vërtet sot bëjmë një shkollë, por presim diçka në shkëmbim. Ajo që unë pres si kryetar i Bashkisë dhe ajo që pret Ilir Meta si kryetar i Kuvendit dhe të gjithë ata që investuan, është që ju të jeni më të mirët dhe të jeni krenaria e Bashkisë së Tiranës, me rezultate nga ato që na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë?, u shpreh Veliaj.
Sipas tij, investimet në zonën e Farkës, tregojnë të mirat e reformës territoriale. ?Disa që e kundërshtuan thanë ne nuk duam të bëjmë një bashki më të madhe, sepse zona si Farka, zonat e tjera rurale nuk do marrin shërbime. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe kjo zonë ka pasur vëmendjen më të madhe sa nuk e ka pasur kurrë në 20 vitet që kanë kaluar! Më vjen mirë që një ligj që nis nga Parlamenti dhe që me kryetarin e Kuvendit dhe gjithë deputetët bëhet realitet përkthehet në më shumë investime dhe në një organizim më efiçient që ne kemi sot në Bashkinë e Tiranës?, deklaroi kryebashkiaku.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se standartet europiane të kësaj shkolle do të jenë një nxitje për nxënësit. ?Ju uroj suksese dhe mbarësi në këtë vit të ri shkollor dhe jam i bindur se ky ambient i ri, kjo shkollë e re, këto kushte të reja të standardeve më të larta evropiane do të jenë një nxitje për të gjithë ju për të mësuar dhe për të qenë në garë me njëri-tjetrin gjithmonë për të marrë dhjeta?, tha Meta.