Barnat, PD: komision i posaçëm me specialistë vendas dhe të huaj

2015-10-05 0

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj projektligjit për ?barnat dhe shërbimin farmaceutik?, pasi sipas saj ndryshimet në ligj cënojnë sigurinë e barnave. Kreu i Departamentit të Shëndetësisë Tritan Shehu e ka quajtur të gabuar marrëveshjen e CEFTA-s.

?Ky ndryshim kërkon heqjen nga ai ligj, në nenin për importin e medikameteve te prodhuara ne vendet e Ballkanit, të detyrimit "që ato të qarkullojne në një nga vendet e BE". Ky ?liberalizim? godet frymën e ligjit, eliminon kriteret e cilësisë së medikamenteve të qarkulluara te ne mbi të cilat bazohet ai. Argumentimi i Ministrise se Ekonomise me mareveshjen e CEFTA është i gabuar, se ajo ka të bëjë me tregtine e lirë, që nuk preket. Standartet e koeficienti i sigurisë janë diçka tjetër, për të cilën pergjigjet së pari Ministria e Shendetesise para popullsise?, tha Shehu

Sipas tij, ndryshimi në ligj duhet të praprihet me element të tjerë që sigurojnë cilësinë e medikamenteve si në Shqipëri dhe vendet e Be-së.

Për të përmirësuar ligjin në drejtim të sigurisë së barnave, Partia Demokratike kërkoi që të ngrihet një komision i posaçëm me specialistë vendas dhe huaj të zyrtarizuar nga EMA ose OBSH.

Free Traffic Exchange