Fshatrat e komunës Novoselë që përshkrohen nga lumit Vjosë vijojnë të jenë të rrezikuara nga përmbytjet nëse rajoni përfshihet nga reshjet intensive të shiut.
Ndonëse kemi në hyrë në stinën e vjeshtës punimet për rikonstruksionin e argjinaturës së Mifolit ende nuk kanë mbaruar mbaruar.
Ndërkohe projekti për thellimin dhe zgjerimin e grykëderdhjes së Vjosës ende nuk po vihet në zbatim. Kanan Shakaj administrator i komunës së Novoselës bën me dije se këto projekte do finalizohen brënda muajt tetor.
Fshatrat e komunës së Novoselës dimrin që lamë pas pësuan dëme të konsiderueshme nga përmbytjet. Uji i lumit Vjosë si pasojë e reshjeve intensive doli nga shtrati dhe vërshoi nëpër banesa dhe toka bujqësore.