Rama: Këpusim fijet politike e gjyqësore që ushqejnë krimin

2015-10-05 0

Gjaku i Simonit nuk do të bëhet ujë, por do të shërbeje për të plazmuar më tutje shpirtin, zemrën dhe mendjen e një policie shteti të rilindur e cila me mbështetjen e palëkundur të qeverisë shqiptare do ta thyejë plotësisht fuqinë që krimi akumuloi në dekadat e tranzicionit dhe që po e shohim të dobësohet dita ditës. Jam i bindur që policia e shtetit po rritet jo vetëm falë mbështetjes që po merr nga shoqëria dhe qeveria por edhe falë këtyre sakrificave të jashtëzakonshme, si e Simonit apo ajo e Ibrahim Bashës. Do të rritet dhe do t?i këpusë të gjitha fijet politike, ekonomike, financiare, dhe mbi të gjitha gjyqësore që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë ta ushqejnë krimin.
Rivendosja përfundimtare e pozicioneve natyrale mes shtetit dhe krimit është sa e vështirë aq e sigurt. Sot ka dhe një arsye më shumë. Policia e Shtetit nuk është e tradhtuar siç ishte deri dy vite më parë.
Nuk ka dyshim që fitorja anon përditë e më shumë nga shteti dhe nga shoqëria.