Ndihmoni Siborën të shkojë në shkollë- Ora News- Lajmi i fundit-

2015-10-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndonëse vetëm 10 km larg qendrës së Tiranës, fshati Lanabregas duket se është lënë në harresën e fatit.

Përveç infrastrukturës, si për ta mbajtur akoma më larg realitetin në këtë fshat nuk ka as valë telefonike.

Këtu jeton familja e Isuf Shehut. Isufi është paraplegjik, vuan nga poliomeliti që në moshën 24 vjeç. Vullneti dhe këmbëngulja e ndihmoi të ecte përpara.

Por sot ai nuk kërkon ndihmë për veten e tij por për integrimin e vajzës së tij tetraplegjike Sibora. E prekur nga hepatiti që ditën e parë të lindjes ajo nuk mund të lëvizë.

Familjes i duhet një mjet transporti i përshtatshëm për të mundësuar dërgimin e vajzës së tij në shkollë.

Ora News sjell historinë e familjes Shehu, një mundësi për të zhvendosur vëmendjen publike nga luksi i kryeqytetit tek rrugët me gropa dhe problemet që rëndojnë mbi njerëzit e thjeshtë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/