TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij kryesor Ilir Meta në takimin e së shtunës mësohet se janë fokusuar edhe tek ndryshimet në qeveri.
Po, cilët janë ministrat që rrezikojnë nga ndryshimet e mundshme të kabinetit qeverisës?
Rreth një muaj më parë në një intervistë tek ?5 pyetjet nga Babaramo? kreu i qeverisë Rama paralajmëroi që nëse Meta do të kërkonte ndryshime, atëherë ata që rrezikojnë janë ministrat që do të pengojnë marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së.
Ju ka kërkuar Zoti Meta të ndryshojë ministrat e tij?
Jo asnjëherë
Pra nuk kërkon ndryshime në qeveri?
Asnjëherë deri tani. Por nëse do të ndodhë, kjo do të ndodhë në kuadrin e gjithë atyre që kemi thënë më parë dhe do të jetë një gjë e dakordësuar, vetëm në rastet kur një ministër do të jetë përgjegjës për diçka që e pengon bashkëjetesën tonë për asnjë arsye tjetër.
Po ashtu pikëpyetje ngrihen edhe mbi emrat e rinj që do t?i bashkohen kabinetit qeveritar, nëse do të ketë ndryshime. Po sipas deklaratave që zoti Rama ka bërë tek ?5 pyetjet nga Babaramo?, pjesë e tyre nuk do të jetë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi me të cilin zoti Meta u takua vetëm pak ditë më parë.
?Qeveria nuk do të ndryshojë, qeveria është produkt i mandatit të 2013-ës dhe është kontratë me popullin shqiptar për zgjedhjet e vitit 2013. Sigurisht që nëse PDIU do të jetë me ne në 2017-ën atëherë kjo do të jetë pjesë e diskutimit për kontratën e re që do të bëjmë me shqiptarët?, tha Rama.
I pyetur nga Babaramo për punën e ministrave, shefi i qeverisë u shpreh i kënaqur, por theksoi se nuk është i kënaqur me objektivat që kabineti i tij duhet të arrijë. Sipas tij ka ende shumë punë për të bërë.
Kreu i ekzekutivit zhvilloi të shtunën takimin e parë kokë më kokë, me kryeparlamentarin Meta për zgjedhjet e 21 Qershorit, menjëherë sapo Rama u kthye nga vizita 8 ditore në. Shtetet e Bashkuara. Dy liderët e koalicionit qeverisës nuk dhanë asnjë detaj mbi çështjet që u diskutuan në bashkëbisedimin që zgjati rreth 1 orë e 40 minuta në zyrën e zotit Meta. Prej 2 javësh aleati kryesor i Ramës është vendosur në qendër të akuzave të opozitës për afera korruptive lidhur me CEZ. Pas këtij takimi pritet të vazhdojnë bisedimet për të rregulluar marrëdhëniet brenda koalicionit.