Tahiri 20 minuta në familjen e komandantit të vrarë në detyrë

2015-10-04 0

TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk është mjaftuar vetëm me një ?status-ngushëllim? në rrjetet sociale për të shprehur solidaritetin me familjen e nënkomisarit Simon Gjeta që humbi jetën në krye të detyrës në aksionin për arrestimin e autorit të një plagosjeje. Këtë pasdite, ministri vizitoi familjen Gjeta në zonën e ish-kombinatit në kryeqytet, ku qëndroi pranë tyre përreth 20 minuta.

Ministri i Brendshëm ngushëlloi familjen Gjeta për humbjen e njeriut tyre të dashur, ndërsa u prit nga familjarët më të afërt të komandantit të njësisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Gjatë vizitës në shtëpinë e Simon Gjetës, ministri u shoqërua nga dy zëvendësministra, Elona Gjebrea dhe Ilirjan Mustafaraj të cilët shprehën ngushëllimet për humbjen e komandantit të FNSH-së.

49-vjecari nga Mirdita i cili nisi karrierën në vitet ?97 me marrjen e detyrës në krye të FNSH-së Shkodër, jetonte në lagjen ?Mark Luka?.

Më herët familjen Gjeta e ngushëlluan përmes njoftimeve zyrtare krerët më të lartë të Shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeparlamentari Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Bashkë me keqardhjen për ndarjen nga jeta të efektivit, drejtuesit më të lartë të politikës shqiptare, kishin sot një kryefjalë të përbashkët: Lufta ndaj krimit nuk do të ndalet.

Më herët ministri i punëve të Brendshme Saimir Tahiri shkruante në një status në rrjetin social Facebook: ?Kolegët e tu bënë drejtësi ndaj dorës kriminale që të mori jetën. Prehu në paqe Simon! Të ndrittë shpirti përjetësisht!

Free Traffic Exchange