Krerët e shtetit përulen para dëshmorit Gjeta: Lufta me krimin s'do ndalet

2015-10-04 8

TIRANË - Krerët e shtetit kanë shprehur ngushëllime për vrasjen në krye të detyrës të nënkomisarit Simon Gjeta.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke e cilësuar Gjetën një hero, thotë se lufta pa kompromis me kriminelët do të vazhdojë dhe shteti do të triumfojë për t?i garantuar rendin qytetarëve. Për të arritur këtë qëllim thotë Meta, dhe për të shmangur përsëritjen e të tilla ngjarjeve, duhet angazhimi i të gjithëve për të çuar para drejtësisë çdo shkelës të ligjit.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani në mesazhin e tij të ngushëllimit është kujdesur t?i japë zemër efektivëve të policisë që ngjarje të tilla tronditëse të mos ndalin hovin e tyre në luftën e përditshme kundër krimit.

Me përulje e respekt para veprës së efektivit Simon Gjeta, Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se gjaku i dëshmorëve të Policisë së Shtetit do të plazmojë ndjenjën e lartë të detyrës dhe shpirtin e sakrificës të çdo shqiptari që ka veshur uniformën blu. Ndërsa ngushëllon familjarët dhe kolegët e nënkomisarit, kreu i qeverisë shpreh angazhimin ?për t'i shkuar deri në fund përpjekjeve shtetndërtuese, në radhë të parë për sundimin e ligjit në Shqipëri?

Mesazh ngushëllimi i Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta
?Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i shpreh dhimbjen e thellë dhe solidaritetin në këto momente të vështira familjes së Nënkomisar Simon Gjetës dhe të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit.

Lufta pa kompromis me kriminelët dhe shkelësit e ligjit ka heronjtë e saj dhe i tillë ishte dhe Simon Gjeta. Kjo luftë do të vazhdojë dhe shteti do të triumfojë përballë të keqes për t?i garantuar qytetarëve rendin publik dhe qetësinë në familjet e tyre.

Duhet të angazhohemi të gjithë për t?i prerë rrugën të keqes dhe është detyra jonë kryesore të çojmë përpara drejtësisë të gjithë kriminelët dhe shkelësit e ligjit që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e Nënkomisar Simon Gjetës?.

Mesazh ngushëllimi i Presidentit Nishani
?Të dashur anëtarë të familjes Gjeta! Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme dhe tragjike nga jeta të komandantit të FNSH-së në Shkodër, duke rënë në krye të detyrës, është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t?ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme të Simonit tuaj të shtrenjtë.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht aktin gjakatar, u bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur pavarësisht nga ngjarja e rëndë dhe tronditëse, në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.

Prehu në paqe të përjetshme Komandant Simoni!?

Mesazh ngushëllimi i kryeministrit Rama
?Kryeministri Edi Rama u shpreh ngushëllimet më të ndjera nënës, vëllezërve dhe motrës, të dëshmorit të Policisë së Shtetit Simon Gjeta, rënë mbrëmë në fushën e luftës me krimin.

Arritjet e mëdha të Policisë së Shtetit ...

Free Traffic Exchange