ReportTV në familjen e dëshmorit Simon Gjeta, njeriut të sakrificës

2015-10-04 6

TIRANË - I përlotur dhe me dhimbje, vdekjen e vëllait të tij Simon Gjeta një ditë më parë në krye të detyrës, Luigji e cilëson si fatkeqësi. Por 15 vite karrierë të Simonit, i kujton me krenari pasi së bashku kanë shërbyer në repartin special, aty ku këtë herë lufta me krimin i mori jetën Simonit.

....
Simon Gjeta nuk ishte i vetmi pjesëtar i familjes që shërbente pranë forcave të rendit. Për shumë vite pranë repartit RENEA ka shërbyer dhe vëllai i tij Luigj Gjeta, i cili humbjen e jetës së të vëllait e konsideron si një fat të zi.

?Ishte tronditje e thellë, ishte dhimbje e madhe lajmi për vdekjen e vëllait tim. Ai ka bërë shumë operacione të vështira të cilave u ka dalë me sukses në sajë të përgatitjes profesionale, në sajë të trimërisë që ka treguar por këtë herë ka qenë fati i tij i zi për ta marrë vdekja. Simoni ka qenë njeri i sakrificës, e tregoi edhe në rastin që dha jetën, i doli vetë në ballë?, - thotë vëllai i efektivit të vrarë në krye të detyrës.

Ai ka edhe një apel për shkelësit e ligjit, ndërsa për shtetin ndan falënderime për respektimin që i bëhet vëllait të tij si dëshmor i Atdheut.

Trupi i pajetë i nënkomisarit Simon Gjeta mbërriti pranë familjes në Tiranë i shoqëruar nga policia. Ishte vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako që i dorëzoi me përulje familjarëve të afërmin e tyre për t?i dhënë lamtumirën e fundit, edhe pse do të donin që Simoni të vinte gjallë nga triumfi i tij i radhës në detyrë. Kryepolici Çako udhëhoqi operacionin ku u vra dhe personi që i mori jetën efektivit Gjeta.

Të hënën paradite në Pallatin e Brigadave do të mbahet ceremonia në kujtim të Gjetës, ndërsa ai do të përcillet për në banesën e fundit pranë varrezave të Dëshmorëve me një ceremoni zyrtare.

Nga viti 1991 deri pasditen e 3 shtatorit kur përballë krimit Simon Gjeta humbi jetën, për oficerët e policisë të rënë në detyrë ai është dëshmori i 255.

Por për vitin 2015, Gjeta nuk është dëshmori i vetëm pasi më 24 Qershor po nga forcat speciale efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha u vra gjatë operacionit në Lazarat.

Free Traffic Exchange