Berat, lumi Osum qelbet nga ujrat e zeza dhe mbetjet urbane

2015-10-04 11

Lumi Osum që përshkon qytetin e Beratit prej kohësh e ka humbur identitetin e tij. Shkak është bërë derdhja në lumë e mbetjeve urbane nga banorët e zonave periferike.

Problem tjetër mbetet edhe shkarkimi i ujërave të zeza në këtë lum, e ndërsa kur sasia e prurjeve bie, ndotja e lumit është edhe më e theksuar. Pamjet e fokusuara nga kamera jonë nuk kanë nevojë për më shumë koment. Qytetarët e Beratit kanë rezerva karshi pushtetit vendor për menaxhimin e këtij lumi.

Pavarësisht situatës instancat e mjedisit në qytetin e Beratit ende nuk janë vënë në lëvizje.