Vendosja e gjobave abuzive nga inspektorët tatimorë është shkaku i protestës të tregtarëve tek zona industriale e medresesë.
Tregtarët pohojnë se edhe pse janë të paisur me licencë dhe me kasë fiskale ata përsëri ndëshkohen me gjoba që sipas tyre janë abuzive.
Gjatë mëngjesit të sotëm tregtarët nuk kanë nisur aktivitetin normal duke mbajtur të mbyllur dyqanet dhe duke protestuar për kontrollet që sipas tyre janë të shpeshta.
Tregtarët ankohen se inspektorët tatimorë vendosin gjoba të cilat arrijnë në vlerën e 40 mijë lekëve të reja.
?Më vjen gjobë nga 2011, unë shesh këpuc të përdorura. Jam edhe me kasë fiskale dhe me licencë me të gjitha. Më vijnë tatimorët dhe për mosvendosjen e reklamave më ndëshkojnë me 350 mijë lek gjobë. Më vendosin gjobë sepse nuk e ekspozoj mallin jnë vitrinë, nuk e ekspozoj se janë mallra të përdorura? u shpreh një tregtare.
?Cdo 5 minuta vjen kontrolli abuziv. Tregtarët që janë socialistë dhe me LSI-në i tolerojnë ndërsa të tjerët ndëshkohen kot? ? u shpreh një tregtar.