Peza: “ÇEZ”, përpjekje e Berishës për të marrë pushtetin në tavolinë

2015-10-02 0

"Çeshtja e ÇEZ është një tentativë e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pushtetin në tavolinë"-. kështu deklaroi në një intervistë për ReportTv, Deputeti Socialist Alfred Peza.

"Kjo për të krijuar përçarje PS- LSI dhe me idenë që të bjerë qeveria ?E gjitha një shaka e Sali berishes që kërkon të fitoje pushtetin në tavoline. Pushteti fitohet në votime nga qytetarët dhe jo me makinacione te tilla. Per socialistet, kerkesa per hetim nderkombetar eshte vetem nje tentative e opozites per te shmangur te verteten.
Hetimi ia ka nxjerre gjumin. Nuk mund te thone mos heto port e shqetesuar per kete hetim kerkojne hetim nderkombetar. Nese do kete hetim nderkombetar do thone hetim nderplanetar per ti ikur te vertetes."-tha Peza

Deputeti Peza hodhi poshte cdo përplasje në nivel qendror mes PS dhe LSI. Ai nënvizoi se edhe votimet e ndryshme në disa Keshilla Bashkiake janë normale për shkak të realitetit shqiptar në rrethe votimet funksionojne edhe bazuar në raporte farefisnore apo shoqërore. I pyetur per nje bashkeqeverisje të mundshme PS-PD Peza u përgjigj:

"Kurrë mos thuaj kurrë, por deri në 2017 nuk besoj se është e mundur"- tha Peza

Free Traffic Exchange