Minimumi jetik, Avokati i Popullit: Turp që s’llogaritet seriozisht - Ora News - Lajmi i fundit

2015-10-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Fieri ku ka bashkëbiseduar me qytetarët në zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani ka përsëritur apelin e tij për llogaritjen e minimumit jetik, në bazë të nevojave të popullatës. Ai shtoi se pensionet, ndihma ekonomike, apo ajo e paaftësisë, është larg kërkesave reale të qytetarëve.
Eshtë turp që asnjë nga qeveritë në këto 25 vjet nuk është ulur seriozisht për të llogaritur minimumin jetik të shqiptarëve.
Ka qenë kjo deklarata e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, e bërë në Fier pas takimeve që pati me qytetarë.
Totozani: ?Të gjitha subvencionet, pagat minimale, pensionet, ndihma ekonomike, pagesa e aftësisë së kufizuar. Të gjitha këto pagesa që kryen sistemi social shqiptar nuk janë të bazuara mbi bazën e një llogaritje të saktë dhe zyrtare të minimumit jetik. Është turp që për 25 vjet shteti shqiptar nuk përcakton nivelin e varfërisë në këtë vend?.
Shqetësimet që qytetarët fierakë i kanë adresuar Avokatit të Popullit kanë pasur të bëjnë me strehimin, pronat, ndotjen e ambientit, deri tek sekuestrimet e tatimorëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/minimumi-jetik-avokati-i-popullit-turp-qe-sllogaritet-seriozisht/