Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Para të pranishmëve në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama kërkoi njohjen e pavarësisë Kosovës, si një vendim që i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.
Rama: ?Më lejoni t?ju bëj thirrje këtu, të gjithë atyre midis jush që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë. Duke e njohur Kosovën, japin një kontribut të drejtpërdrejtë për forcimin e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në një rajon që vitin e kaluar u shndërrua në një histori të rëndësishme suksesi i shpresave dhe ëndrrave të së ardhmes, që mbizotërojnë mbi frikën dhe ankthet e së kaluarës.Njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha kombet e kësaj Asambleje do të jetë diçka e mirë edhe për Serbinë?.
Rama tha se ndjehet krenar për vëllazërinë fetare në Shqipëri në një kohë kur ekstremizmi fetar, dhuna dhe terrorizmi janë duke shkaktuar vuajtje të parrëfyeshme.
Rama: ?Dhuna dhe ekstremizmi kanë detyruar masa të mëdha njerëzish të shpërngulen, të cilat të kujtojnë Eksodin e kohëve biblike. Me mijëra fëmijë, gra dhe burra që vijnë në pragun e shtëpive tona në Ballkan, për të kërkuar siguri dhe mbrojtje në Europë.
Sikurse, ndoshta e dini, konflikti dhe dhuna me bazë etnike nuk janë të huaja për ne në Ballkan.Megjithatë sot, ne si rajon mund të guxojmë më në fund të shikojmë të ardhmen me shpresë dhe të tregojmë se një tjetër mënyrë për të shkuar përpara është e mundur?.
Duke kujtuar të shkuarën e tij si artist, Rama tha se ende i pëlqen të pikturojë por tashmë kërkon ta bëjë këtë për të ardhmen e vendit të tij.
Rama: ?Të gjithë ne jemi duke u përpjekur të pikturojmë tablonë tonë të madhe, me mënyrat tona të ndryshme, të përcaktojmë një vizion të qartë dhe të punojmë në atë drejtim. Nëse bota do ishte një pikturë, sot ajo do të ishte më shumë gri sesa bardhë e zi?.
Kryeministri Edi Rama tha se ?garancia më e mirë për një të ardhme më të mirë janë zemrat dhe mendjet e të rinjve tanë, nëse do t?ju tregojmë atyre rrugën e drejtë ata do të ecin në të?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-thirrje-kombeve-te-bashkuara-per-njohjen-e-pavaresise-se-kosoves/