Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregjet ndërkombëtare favorizojnë Shqipërinë për marrjen e Eurobondit në këtë moment pasi interesat kanë zbritur në 5.5 %, gati gjysma e interesave me të cilat u sigurua Eurobondi i parë.
?Momenti është i volitshëm, interesat janë të volitshme. Sot që flasim bëhet fjalë për marrje borxh me interesa diku tek 4.5 deri në 5.5%, që janë gati gjysma e 11% me të cilën është marrë Eurobondi i parë?.
Ekspertët janë skeptikë për mënyrën sesi qeveria do të përdorë Eurobondin në rast se do të sigurojë 500 mln euro.
?Në rast se qëndrojmë tek ajo që Ministria e Financave ka thënë që 200 mln do të përdoret për të shlyer borxh të brendshëm atëherë ky është lajm i mirë, në rast se kjo nuk ndodh atëherë kemi borxh të ri gati 2% të xhidipisë?.
Ekspertët shprehin shqetësim për pagesën e Eurobondit në kushtet kur ekonomia shqiptare është në ngërç, çka po reflektohet edhe tek buxheti.
?Për të disatin muaj rresht eksportet dhe importet janë më të ulëta sesa një vit më parë, çka tregon shëndet jo të mirë të ekonomisë. Sot që flasim dhe kjo është akoma më shqetësuese, të ardhurat nga TVSH vazhdojnë të jenë të ulëta, konsumi në këtë vend është zvogëluar, besimi i të gjithë lojtarëve në treg ka rënë?.
Ndërkaq Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, vijon takimet me investitorë të huaj në disa nga kryeqytetet europiane për prezantimin e Shqipërisë dhe sigurimin e Eurobondit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/eurobondi-ekspertet-tregu-i-favorshem-por-skepticizem-per-shlyerjen-e-pagesave/