Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës do të zhvendosë familjet rome që jetojnë pranë zonës së Liqenit Artificial të Tiranës. Ky institucion ka hartuar një plan veprim pas ankesave të ardhura nga qytetarët për ndotje mjedisore në këtë zonë.
Familjet rome që jetojnë pranë Liqenit Artificial të Tiranës kanë 10 ditë afat për tu zhvendosur në qëndrën tranzitore në Tufinë.
Bashkia e Tiranës ka një plan veprimi për këto familje që prej kohësh janë vendour me çadra në këtë hapësirë, duke shkaktuar ndotje mjedisore dhe akustike.
Familjet në fjalë të cilat janë identifikuar si të pastrehë do të trajtohen me emergjencë në ish-repartet që do të vihen në dispozicion të tyre, ndërsa ata që kanë vendbanim dhe janë të regjistruar në gjendjen civile të qyteteve të tjera të Shqipërisë, do t?u sigurohet transporti falas.
Sipas Bashkisë së Tiranës jetesa e tyre prej vitesh në këtë territor është tepër shqetësuese dhe me pasoja të rënda për jetën e fëmijëve aty, por edhe të qytetarëve që banojnë në atë zonë për shkak të ndotjes që është shdnërruar në kërcënim serioz për shëndetin e popullatës dhe rrezik për jetën e fëmijëve që banojnë në kushte çnjerëzore e që shfrytëzohen në punë abuzive.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-10-dite-kohe-per-zhvendosjen-e-romeve-tek-liqeni/