Tahiri apel policëve: Jo gjoba për shpejtësi pa mjete teknologjike - Ora News

2015-10-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

olitika e pandëshkueshmërise e ndjekur në këto 20 vite ka marrë fund.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Saimit Tahiri, askush nuk është i pandëshkueshëm dhe përpara ligjit të gjithë janë të barabartë.

Tahiri: ?Pushteti në më shumë se 20 vjet ka përkëdhelur të pandëshkueshmit sepse drejtësia i ka falur ose i ka taksuar përkundrejt taksës së korrupsionit. Sepse jo rrallë politika i ka përdorur ata që quhet të pandëshkueshëm, të cilët sot janë më të pasur, sot janë më të sofistikuar?.

Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akdemisë së Sigurisë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u bëri thirrje efektivëve të rinj që tu shërbejnë qytetarëve duke shmangur çdo formë korrupsioni.

Tahiri: ?Është për këtë arsye që bashkë me Drejtorin e Policisë është vendosur që asnjë punonjës policie, të Policisë Rugore, të mos vendosë gjoba për shpejtësinë pa pasur mjetet teknologjike përkatëse. Kjo do të thotë luftë kundër arbitraritetit. Është betejë dhe test i përditshëm i juaji me veten, më së pari, për të besuar në misionin tuaj të përditshëm për t?i shërbyer qytetarëve pa korrupsion, për t?i shërbyer qytetarëve duke diktuar barazinë para ligjit dhe pa selektivitetit?.

Apelin e tij Ministri i Brendshëm ua drejtori 500 efektivëve të rinj të akademisë së sigurisë.

Mes të diplomuarve, 250 ishin femra.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-apel-policeve-te-rinj-sherbejini-pa-korrupsion-qytetareve/