Haxhinasto: Pagesa për taksitë sipas taksimetrit. Çertifikim serviseve - Ora News

2015-10-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka prezantuar sot paketën e re të masave kundër informalitetit në fushën e Transportit Rrugor. Kjo paketë prek të gjithë transportin ndërqytetas duke përfshirë edhe taksitë.

Edmond Haxhinasto:Është e domosdoshme që të respektojmë atë standard që ekziston në legjislacionin tonë përsai përket shërbimit taksi, me qëllim që të gjithë në sektorin e skatorit të kenë normalitetin e tyre, të kenë rregullat e tyre, të mos mbivendosen tek njëri-tjetri dhe kështu gjithësecili të ketë mundësi të planifikojë rinovimin e foltave të tyre, të automjeteve të tyre, të ketë të ardhura të mjaftueshme dhe të paguajë detyrimet e shtetit.. Operatorët e taksive ta dinë që synimi i këtij plani është që taksimetrat të vendosen në funksion dhe pagesat e qytetarëve të jenë mbi bazën e vlerave që do të japi taksimetri , pra nuk do të ketë vendosje të çmimeve afrofe, por në baze të shërbimit që do t'i ofrohet qytetarëve.

Një pikë tjetër e paketës është edhe çertfikimi i serviseve të automjeteve. Sipas Haxhinastos, nuk bëhet fjalë për regjistrim, por për çertifikim të atyre që punojnë në servise në mënyrë që shërbimi tek qytetarët të jetë sa më i sigurt.

Edmond Haxhinasto: Me rëndësi është servisi i automjeteve, ka nevojë për rregullim. Aktiviteti i këtyre operatorëve është me rëndësi për sigurinë e jetës së qytetarëve. Ata që punojnë në pikat e servist duhet të jenë të certifikuar, cilësia e shërbimit të jetë sa më e mirë dhe sigurtë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/haxhinasto-pagesat-e-qytetareve-per-taksite-sipas-taksimetrit-certifikim-serviseve/

Free Traffic Exchange