Prifti: LSI si grua me dy burra skrapaliu më vjen te rripi i mesit

2015-10-02 3

TIRANE - Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, deklaroi pas marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës se nuk e njeh bashkëshorten e Kastriot Ismailjat dhe se me ish administratorin e kompanisë DIA ka rreth 12 vite pa u takuar. Ai mohon faktin që të ketë folur me Ismailjan për çështjen e arbitrazhit ndaj qeverisë.

?Sqarova që unë nuk e kam takuar dhe nuk e njoh bashkëshorten e Isamailajt. Po ashtu sqarova që edhe Kastriotin duhet të kem 10 apo 12 vjet pa e parë dhe takuar. S?kam biseduar kurrë me asnjë në lidhje me arbitrazhin. Bile nëse qeveria dëshiron që të jem dhe unë dëshmitar në krah të qeverisë për arbitrazhin kundër DIA-s jam i gatshëm që ta ndihmoj qeverinë sepse jam i bindur që kontratat mes CEZ dhe DIA ishte kontratë korruptive e ndikuar nga Ilir Meta. Kam thënë që para nga DIA kanë shkuar të miq të afërm të Metës, botërisht të njohur sepse është një biznes në Durrës, të cilës nuk ia ka përmend asnjë media emrin dhe kuptohet se pse?, deklaroi Dritan Prifti.

Ndërsa sa i takon letrës së Spartak Brahos, Prifti tha se nuk po përpiqet të krijojë destabilitet politik, pasi qeveria është e destabilizuar.

"Pjesa e dytë e deklaratave të mia kishte të bënte me faktin që unë po përpiqem të krijoj destabilitet politik. Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi politik që ka në fokus destabilitetin. Ne sot kemi destabilitet sepse LSI është si ajo gruaja që është martuar për herë të dytë dhe sa herë i shkon mendja te burri i parë shkon burrin e parë. Kjo nuk është qeveri stabël. Janë dy parti ku njëra vjedh nga mëngjesi deri në darkë dhe tjetra dhunon qytetarët?, shprehet Prifti.