Tiranë, atentat me kallashnikov dy të vrarë dhe një i plagosur

2015-10-01 11

Dy persona janë ekzekutuar me automatik mbrëmjen e sotme dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ramiz Kovaçi" në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake rreth orës 20:00, prapa Lulishtes ?1 Majit?, persona të pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit tip BMË seria 5 ngjyre gri me targë AA 675 JS.

Automjeti drejtohej nga Elvis Gaçaj, në vend të parë si pasagejre ndodhej Aurora Oskyan ndërsa në sediljen e pasme, Kevin Rugova. Si pasojë e të shtënave kanë gjetur vdekjen shtetasi Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, si dhe është plagosur Elvis Gaçaj. Nuk dihen ende shkaqët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

21:45 Dyshohet për atetnat për hakmarrje
Shënjestra e atentatit ka qenë Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur. Gaçaj rezulton me precedent penal, pasi është dënuar më parë për vrasje dhe plagosje. Dyshohet se atentati ndaj tij mund të jetë për hakmarrje ose për prishje të pazareve të drogës.

Në vitin 2008, 40-vjeçari i ka mbijetuar një atentati me ekskluziv pranë shkollë ?Petro Nini Luarasi?. Gaçaj është dënuar për vrasje në vitin 1992, gjithashtu i dënuar edhe për një plagosje në vitin 2008. Lidhur me ngjarjen e vitit 1992, Gaçaj në moshën 18-vjeçare ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij. Duke e goditur në njërën kofshë, i ka prerë arterien kryesore dhe ai ka gjetur vdekjen në spital.

Për këtë ngjarje ai është dënuar me 14 vjet burg, dënim të cilin e ka kryer para disa vitesh. Vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, Gaçaj përfundon sërish në pranga, këtë herë 32 vjeç dhe akuzohej për plagosje të lehtë me dashje. Ai u arrestua më 26 korrik të vitit 2008, pasi kishte plagosur shtetasin Sefer M..