Ndeshja Shqipëri-Serbi, Qato: S’ka dyshime për incidente per 8 tetorin

2015-10-01 5

Altin Qato, nëndrejtori i policsë së shtetit ka mbledhur krerët e policisë në Elbasan lidhur me ndeshjen Shqipëri- Serbi. Në takimin me dyer të mbyllura, Qato ka bërë të ditura edhe një herë detyrat dhe masat që duhet të marrë policia për rendin dhe sigurinë e tifozëve.

Gjovalin Loka, Drejtor i Rendit Publik pranë policisë së shtetit tha se në terren do të jenë 1500 punonjës policie të cilët do të garantojnë rendin para-gjatë dhe pas ndeshjes. Loka ka sqaruar se nuk do të ketë polici në ballonet e pallateve pranë stadiumit, por ata nuk duhet të lejojnë asnjë person vec familjes të shikojnë ndeshjen.

Ndërsa lidhur me Ballist Morinën nëse ai do të lejohet në stadium apo jo, Loka u shpreh se në stadium do të jenë të gjithë ata që kanë prerë biletë

Familjet që jetojnë në pallatet pranë ?Elbasan Arena? ditën e djeshme kanë marrë një shkresë zyrtare ku thuhet se ata duhet të shmangin ballkonet apo dritaret gjatë zhvillimit te ndjeshjes.