TIRANË - Që marrëveshja e CEZ me DIA do të hetohet kjo është e sigurt por nëse do të jetë një hetim ndërkombëtar apo jo, në këtë pikë palët politike ndahen në qëndrime. Socialistët rikonfirmuan përmes kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi deklaratën e kryeministrit se vendi ynë i ka mekanizmat e duhur për ta kryer këtë hetim.
?Zotërinj të nderuar, PS është për hetim të gjithçkaje edhe të kësaj çështjeje, por është për një hetim të gjithanshëm, të ligjshëm, kushtetues dhe jo selektiv siç kërkoni ju: kjo dhe kjo se të tjerat jemi ne. Prandaj nëse do t?i referohemi që nga privatizimi i CEZ-¬it, për të cilin ne nuk jemi prononcuar dhe koha tregoi se ky privatizim dështoi. Këto janë çështje që kërkojnë hetim, përse është bërë, si është bërë. Ju (Berishës) keni ushtruar të drejtën për të kërkuar statusin kandidat. Më thoni një zyrtar që nuk u prononcua dhe tha se nuk është koha. U nisët drejt Çekisë, meqë kishte presidencën dhe e quajtët rezultat të madh që ai ju pranoi kërkesën. Ju e bëtë sepse i kishit dhënë qokën. Vendimet e ERE¬-s duhen hetuar. Pse çmimi iu ul KESH-¬it për t?ia shitur sa më lirë CEZ-¬it. Unë do të mar përsipër një gjë, nuk kam fol me asnjërin nga këta, do t?i bind këta për këtë që do them. Ti bëjmë një kërkese dy partnerëve tanë, amerikanve dhe Brukselit. Ne shqiptarët kemi disa probleme të cilat nuk jemi në gjendje t?i zgjidhim vetë. Ose nuk kemi besim te njëri tjetri, dhe të radhisim CEZ nga A te ZH, Gërdeci nga filliimi në fund, 21 janari, aferën për Rrugën e Kombit. Do ndryshojmë çdo nen të kodit penal. Të vijnë përfaqësi nga Brukseli dhe SHBA¬-të dhe të hetojnë. Por që ne të bëjmë një deklaratë që kryetari i opozitës dhe që kreu i ambasadës del e thotë se kjo është detyrë e organeve tuaja, atëherë të jemi më serioz me partnerët tanë, minimumi të ulemi qoftë edhe me negociata politike, dhe t?i themi kemi këto halle, këto paftësi hetimi për këtë cështje. Ja ku jemi. Prandaj ju lutem shumë të mos luani lojën e kungulleshkës. Të mos kujtoni se do nxirrni kredon politike me këto cështje. Sa më shpejt ta pranoni veten që keni dalë në opozitë q më mirë do jetë për ne. Jeni opoitë pa kaoz funksioni në shtetin e së drejtës. ?, tha Ruçi.