VLORË - Markata e ushqimeve në qytetin e Vlorës ose siç njihet ndryshe tregu i fshatarëve , prej vitesh nuk njeh asnjë investim nga ana e Bashkisë.
Tregtarët ndonëse janë taksapagues të rregullt përveçse neglizhencës së Bashkisë u duhet të përballen edhe me konkurrencën e tregtarëve ambulant , që e ushtojnë aktivitetin pak metra më poshtë.
Kushtet e markatës janë thuajse të njëjta me ata të tregtarëve ambulantë. Kriteret higjieno-sanitare në ambientet ku tregtohet malli lënë për të dëshiruar, ndërsa pamjet nuk kanë nevojë për koment.
Inspektoriati i Ushqimit në Vlorë ngre shqetësimin e mungesës së investimeve në këtë treg, teksa shton se nuk mund të kryejë kontrolle pasi tregu është nën varësinë e bashkisë. Inskeptoriati i Ushqimi në qytetin bregdetar i bën apel bashkisë që përveç investime të shtojë numrin e kontrolleve në kuadër të sigurisë ushqimore.
Pavarësisht kushteve në të cilat tregtohen mallrat ky treg është ndër më të frekuentuarit në Vlorë për shkak të çmimeve të favorshme.