Meta: Ndaj meje sulm politik mafioz, mediatik dhe financiar

2015-10-01 3

TIRANE - Kreu i Kuevndit Ilir Meta mbajti një fjalim të gjatë para deputetëve ku tha të vërtetat e tij përballë skandalit të CEZ që ka shpërthyer e ku opozita i kërkon të dorëhiqet. Ai foli për një operacion mafioz, politik, mediatik dhe financiar që po përdoret me gënjeshtra e mashtrime kundër tij.

Meta thotë se nuk është ai ish-kryeministri që ka përfituar para përmes kompanisë DIA që do të mblidhte borxhet ndaj CEZ. Kryeparlamentari tha se ka ?qenë një ish kryeministër i cili ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR me emrin e tij, dhe se organet po hetojnë për të kuptuar nëse është në mënyrë të paligjshme ose jo?.

Përballë akuzat të opozitës se ka ndikuar në përzgjedhjen e kompanisë DIA mes 9 të tjerave që u caktuan për mbledhjen e borxheve, Meta tha se administratori Kastriot Ismailaj është propozuar nga ambasadori ynë në Pragë në vitin 2010. Sipas dëshmisë së ish-drejtorit të CEZ Hejsek, - përmendi Meta, - Ismailaj ishte ?njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha".
Meta akuzoi opozitën se po përdor Tom Doshin dhe Dritan Priftin për të shpifur kundër tij. ?Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz, theksoi Meta, - pa pasur prova mos më kërkoni dorëheqjen.


"Keni ndonjë kritike për punën time si kryetar i parlamentit? Pse sa herë të gjeni ju ndonjë mafioz, mashtrues që të kërkojë dorëheqjen do jap dorëheqjen une??, tha kryetari i Kuvendit.

Në këtë kontekst ai solli në vëmendje vitin 2011 kur tha dorëheqjen si ministër i Jashtëm pas publikimit të videos Meta-Prifti, por tha se ?demokratët nuk duhet të mësohen keq nga ky fakt?, kur vetë lideri i opozitës Basha i ka bërë ?bisht? hetimit të tij për rrugën e Kombit.

Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimin se është për një hetim ndërkombëtar të kësaj çështje.

Free Traffic Exchange