Ndeshja e 8 tetorit, Shqipëri-Serbi, 100 mijë duan bileta, në stadium vetëm 70 “tifozë” serbë

2015-10-01 25

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi nuk do të ketë tifozë serbë, por vetëm 70 studentë me rezultate të shkëlqyera. Kështu tha sekretari i FSHF, Ilir Shulku në një konferencë për mediat.
?Nuk do të ketë tifozë serbë në stadium, do të jetë vetëm një grup studentësh, 70 studentë me rezultate të shkëlqyera do të marrin pjesë në ndeshje?, u shpreh Shulku
Shulku shpjegoi se kërkesat për bileta kanë qenë të shumta, mbi 100 mijë, ndërkohë që stadium ka vetëm 12 600 vende.
?Ka patur si asnjëherë tjetër kërkesa maksimale për biletat. Që ditën që është hedhur short ii këtij eventi kërkesat e para për bileta janë bërë për nedshjen me Serbinë. Shumë kohë përpara shumë njerëz, shumë institucione kanë dashur të ishin të pranishën në stadium. Ju e dini shumë mirë që ky stadium ka rreth 12 600 vende. Kërkesat kanë qenë mbi 100 mijë dhe ne i mirëkuptojmë ata tifozë që nuk siguruan biletat, por ky është realiteti ynë.?, tha Shulku

Për më shumë klikoni në
http://www.oranews.tv/vendi/fshf-nuk-do-kete-tifoze-serbe-vetem-70-studente-te-shkelqyer/

Free Traffic Exchange