Prokuroria austriake: Kreu i Alpine Bau 500 mijë € një zyrtari shqiptar

2015-10-01 0

Kompania tashmë e falimentuar austriake Alpine Bau, e kontraktuar për ndërtimin e rrugëve Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë i ka paguar 500 mijë euro ryshfet një zyrtari shqiptar. Pikërisht mbi këto akuza po hetojnë prokurorët austriakë Dietmar Aluta-Oltyan, pronarin e Alpine Bau, i cili dyshohet se ka përdorur një kompani fantazmë në Qipro të quajtur Windforce Estate Limited.

Akuzat përputhen me provat e publikuara nga BIRN dhjetorin e kaluar që tregojnë se firma austriake, e cila falimentoi në qershor të 2013-ës, ka bërë disa pagesa të dyshimta ndaj të njëjtës kompani misterioze konsulence gjatë vitit 2012.

Një zëdhënës i prokurorisë austriake tha për BIRN se hetimi ka nisur këtë verë ndaj 7 drejtuesve të Alpine Bau, përfshirë edhe Aluta-Oltyan, të cilët akuzohen për përvetësim parash dhe dhënie ryshfeti. ?Kemi dyshime se nuk patur asnjë shërbim për pagesat që I janë bërë kompanisë Windforce Estate Limited dhe këto pagesa janë përdorur pjesërisht për të korruptuar zyrtarët shqiptarë?-ka deklaruar zëdhënësi I prokurorisë austriake.

Prokurorët austriakë pretendojnë se pagesa e bërë në vitin 2009 ka lidhje me marrëveshjen prej 28 milion euro të Alpine Bau për ndërtimin e segmentit Dames-Tepelenë në Shqipëri. Sipas revistës austriake Kurier, kompania e fitoi tenderin pavarësisht se nuk kishte paraqitur ofertën më të mirë. Kontrata e nënshkruar në vitin 2008 parashikonte që rruga të përfundonte në 2011-ën. Por projekti u shoqërua me vonesa të panumërta dhe arriti të përfundojë vetëm këtë vit me një kosto shumë më të madhe. Brenda 2011-ës, kostoja e rrugës ishte 6 milion euro më shumë, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zëdhënësi i prokurorisë tha se informacioni fillestar për hetimin ka dalë fillimisht nga një çështje gjyqësore në Vjenë, ndërsa prokurorët po shqyrtojnë të gjitha informacionet e publikuara nga BIRN.
Ndërkaq vetë kreu i Alpine Bau ka mohuar akuzat. Avokati I tij ka deklaruar për revistën austriake Kurier se Aluta-Oltyan nuk ka qenë i përfshirë në marrëveshjen shqiptare, përveçse ka marrë dy e-maile

?Alpine ishte ofertuesi më I mirë. Pagesa nuk ishte aspak ryshfet por shërbeu si pagesë për një nënkontraktor grek i cili morri përsipër projektin? ?ka thënë avokati.

Hetimi I BIRN, i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, zbuloi se dega në Shqipëri e Alpine Bau transferoi 1,4 milion euro tek kompania offshore në Qipro Windforce Estate Limited në vitin 2012. Një raport I auditimit nga Deloitte, I siguruar nga BIRN, që vë në pikëpyetje këto transferta, thotë se Ëindforce nuk ka dhënë asnjë provë të punës së kryer. Dhe si rezultat Alpine Bau dështoi në auditimin e Deloitte për vitin financiar 2012.