CEZ, Meta: Unë s’jam ish kryeministri, ndaj meje operacion mafioz - Ora News

2015-10-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Meta para Kuvendit sqaron pozicionin e tij në lidhje me cështjen e CEZ:
?Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik , mediatik dhe financiar për të përfshirë me domosdo, përmes një propaganda mashtruese, e cila nuk mbështetet në asnjë fakt e në asnjë provë, përmes financimit mafioz të emisioneve e gazetarëve që fabrikojnë të pavërteta, dhe të kolegëve të caktuar deputetë, që bëhen zëdhënës të tyre këtu apo në media.
Gjithçka është fare e qartë. Çdo gjë ka qenë e studiuar mirë. Por i gjithë operacioni është i mjerë pasi bazohet mbi falsifikime. Agjencia BIRN ka përmendur emrin tim pasi i referohet raportit të studios e cila nuk është angazhuar nga qeveria aktuale, por nga qeveria e mëparshme dhe është firmosur nga ish drejtori i OSHE-së, zoti Sait Dollapi.
?Clifford? është një kompani që i ka bërë dhe shërbime të tjera qeverisë së para 23 qershorit 2013.
Pas përmendjes së emrit tim në mënyrë të manipuluar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN, që natyrisht ka bërë dhe ajo shërbimet e saj dhe do të ketë përmirësuar standardin e jetesës së saj, kompania Clifford bëri në mënyrë të qartë një sqarim që është bërë zyrtar por që të gjithë ata që janë vënë në mbështetje të këtij operacioni mafioz politik mediatik e financiar nuk i intereson: Që nuk ka përmendur emrin e zotit Meta për asnjë transfertë apo praktikë korruptive lidhur me çështjen e DIA-s.
Eshtë përmendur fakti që kanë qenë politikanë dhe ish kryeministër i proceduar më parë për korrupsion. Ka dalë shumë qartë nga dokumentat,të cilat nuk dëshironi ti pranoni, flas për ata që janë vënë në mbështetje të operacionit mafioz, politik, mediatik e financiar, se ka qenë një ish- kryeministër i cili ka përfituar transferta nga kompania DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR në emër të tij.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ceshtja-e-cez-meta-u-fabrikua-e-paverteta-nga-nje-operacion-mafioz-politik/