Lezhë, 50 vjeçarja në spital pas aksioni të tatimorëve

2015-09-30 1

LEZHË- Një grua rreth 50-vjeçe banore e lagjes Ishull-Lezhë në qytetin e Lezhës përfundoi në spital pasi humbi ndjenjat nga terrorizimi që pesoi nga prania e shumë tatimoreve edhe uniformave blu në oborrin e ndërteses së saje që shërbente si biznes dhe shtëpi banimi.

Ajo u dërgua menjëherë në urgjencen e spitalit të Lezhes nga nje furgon i policisë, ndërsa tatimoret nisen sekuestrimin e materialeve që ndodhëshin brenda lokalit.

Pasi është përmendur në spital, Zoje Sherri ka shpjeguar ngjarjen duke deklaruar se asaj i është sekuestruar shtëpia dhe jo ndonjë biznes. Sipas 50-vjeçares Sherri lokali ka qenë i mbyllur prej 5 vitesh dhe materialet ishin larguar prej vetë sajë duke kryer udhezimin që i kishin dhënë vetë tatimoret e Lezhës.

Edhe kunati i sajë Benard Sherri konfirmon se lokali ka qenë i mbyllur në momentin që kanë mbërritur tatimoret dhe policia, ndërsa i ka konsideruar veprimet e tyre si aspak normale dhe tejet terrorizuese.

Pajisjet janë sekuestruar me këtë mjet të ushtrisë, ndërsa në lidhje me ngjarjen nuk ka patur asnjë reagim nga Drejtoria Rajonale e Tatimëve në Lezhë që vazhdon të veprojë pa asnjë standart.

Free Traffic Exchange