Letra për "destabilitet", policia merr në pyetje 4 protagonistët

2015-09-30 3

TIRANE¬- Prokuroria dhe policia nis marrjen ne pyetje te protagonistëve të letrës së deputetit të LSI Spartak Braho. Ashtu sikundër ishte njoftuar nga organi qendror i hetimit, verifikimi nisi nga bashkëshortja e Kastriot Ismailaj, e cila hyri në ambientet e Drejtorise së Policise së Tiranës rreth ores 16: 30 minuta dhe doli rreth orës 17:25 pas rreth 1 ore, e shoqëruar nga avokati i saj Vladimir Meci. Zonja Vojsava nuk ka pranuar të komentoi dëshminë e saj e aq më pak avokati i saj.

Vojsava Ismailaj mendohet se do të pyetej për takimin që sipas Spartak Brahos ajo ka zhvilluar me Tom Doshin dhe Dritan Priftin. Ndërkohe me herët ajo ka pranuar takimin, po ka mohuar faktin se me ta ka thurur një plan që bashkëshorti i saj të implikonte kryetarin e kuvendit Ilir Meta në aferën korruptive të CEZ.

Pas bashkëshortes se Ismailaj, pritet te merret ne pyetje edhe Dritan Prifti, Tom Doshi dhe Spartak Braho. Mësohet se para paraqitjes së Vojsava Ismailaj në polici prokuroria ka marrë në pyetje edhe gazetarin Artan Hoxha, si personi qe ka dijeni per çeshtjen me qëllim hedhjen drite mbi të vërtetën.

Por ish-deputeti i LSI-së Prifti dhe ish-deptueti i PS-së Doshi i kanë mohuar këto akuza. Doshi tha se e ka takuar bashkëshorten e Ismailajt pasi e njeh prej vitesh, por edhe vetë gruaja e Ismaliajt tha se letra e Brahos është një formë presioni i shtetit.