Mungon mazhoranca, nuk zhvillohet Komisioni i Medias - Ora News

2015-09-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse i kishin ftuar vetë për raportim përfaqësuesit e Autoritetit të Medias Audiovizive, deputetët e shumicës në Komisonin e Medias, nuk janë paraqitur në mbledhje.
Përfaqësuesit e AMA-s dhe ata të opozitës, kanë pritur për disa minuta të zgjedhurit socialist e më pas kryetari Genc Pollo shtyu mbledhjen.
Deputeti demorkat Luçiano Boçi tha se ligji i AMA-s dhe veçanërisht heqja e nenit 62 po bllokohet nga shumica për qëllime klienteliste.
Luçiano Boçi: ?Procesi është i bllokuar, mazhoranca kërkon vetë seanca dëgjimore, nuk dëgjon autoritetin, ajo duhet të dalë me një vendim të hapur që ne e kemi kërkuar që të shprehet që është pro abrogimit të nenit 62, të propozuar nga deputeti Balla, kërkon ta lejë në heshtje dhe të jëtë vazhdimisht në komision si pjesë e debatit apo do jetë vetë zoti Balla ai që do e tërheqi..?
Është deputeti socialist Taulant Balla që me anë të një amendamenti ka kërkuar shfuqizimin e nenit 62 që rregullon pronësinë në media dhe shpërndarjen e reklamave, por ndërkohëmbëtarët janë shprehur kundër.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mungon-mazhoranca-nuk-zhvillohet-komisioni-i-medias/

Free Traffic Exchange