Ata që kanë planifikuar të ndjekin ndeshjen Shqipëri ?Serbi që do luhet në ?Elbasan Arena?, live nga ballkonet apo tarracat e pallateve pranë stadiumit duhet t?i bëjnë mirë llogaritë.
Në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje të rëndësishme që luhet në kuadër të eleminiatoreve, Policia e Elbasanit ka vendosur të mos lejojë askënd që ndeshjen ta shikojë nga ballkonet e pallateve apo tarracat.
Banorëve që banojnë në pallatet pranë stadiumit ?Elbasan Arena? u ka shkuar ky njoftim i Ministrisë së Brendshme, duke i paralajmëruar që të mos shohin ndeshjen
nga ballkonet.
Në rast se banorët kanë dijeni që pronarë të banesave po japin apartamentet me qera atëhere duhet të lidhen direkt me policinë përmes numrave të kontaktit që janë të shkruara në njoftim.
Administratorët e pallateve duhet të marrin masa për të mos lejuar askënd të ngjitet në tarraca.
Njoftimi mbyllet me paralajmërimin së personat që nuk plotësojnë këto rregulla do përballen me ligjin.
Në Elbasan sot ishte edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili garantoi se Policia e Shtetit ka ngritur një grup punë në kuadër të sigurisë dhe mbarëvatjes së rendit gjatë këtij eventi të rëndësishëm sportiv.
Kombëtarja Shqiptare dhe ajo Serbe do ndeshen në ?Elbasan Arena? në kuadër të eleminatorëve për kamionatin Evropan ?Francë 2016?.