Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pati një takim të shkurtër me kryeparlamentarin Ilir Meta paraditen e së mërkurës, 30 shtator 2015. Zyrtari i qeverisë preferoi të fliste jo nga kryesia e Kuvendit, por nga Elbasani, ku tha se ishte një takim pune duke rrëzuar çdo mundësi për perplasje brenda shumicës.
Tiranë ? Një ditë pas lëvizjeve të Ilir Metës dhe deklaratave të tij se nuk i druhej intrigave moçalore, eksponentë të lartë të PS, janë mobiluzar ne deklarata publike per te konfirmuar se ne rradhet e shumicës nuk ka përçarje.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ishte në zyrën e kryeparlamentarit rreth orës 11:00 në një bisedë prej afro 20 minutash. Komentet për këtë takim ai i bëri nga Elbasani, ku inspektoi masat e sgirusë për ndjeshjen Shqipëri-Serbi.
Tahiri: Unë nuk e di pse përbën lajm. Me kryetarin e Kuvendit për shkak të detyrës dhe jo vetëm takohem shumë shpesh. Sot ishte një ndër takimet. Detyra e kërkon që të takohemi shpesh. Detyra e kërkon që të takohemi shpesh. Prioritetet e qeverisë dhe të maxhorancës janë çështje themelore për ne në raport me publikun e qytetarët.
Koalicioni dhe mazhoranca janë mjaft solide, kanë prioritete tepër të qarta, ndër të cilat reforma në drejtësi, që është element kyc jo vetëm për rrugën e Shqipërisë në kuadër të Integrimit Europian, por mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më drejtë nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të luftuar pandëshkueshmërinë qoftë brenda gjyqësorit qoftë në raport me qytetarët.
Opozita ka shumë rrugë përpara dhe vitet që ka përpara do i mjaftojnë besoj për t?u kthyer në opozitën e shëndoshë që ka nevojë vendi dhe ma do mendja që edhe Lulzim Basha është përgatitur dhe është në gjendje që në harkun kohor që ka përpara të kthehet në opozitë të shëndoshë.?
Tezat për krisje në koalicion i perjashtoi edhe ish kryeministri Bashkim Fino.
A ka një skenar për destabilitet në Shqipëri?
Tahiri përgjigjet: Unë jam në dijeni që prokuroria ka urdhëruar të bëhen veprimet. Besoj se do të bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme për të sqaruar gjithçka për publikun.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ministri-i-brendshem-saimir-tahiri-takon-ilir-meten/