Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Agron Çela hedh poshtë deklaratat e Dritan Priftit se ai ka përfituar para nga kompania DIA.
Përmes një deklarate për shtyp nga selia e LSI-së Çela i quajti shpifje të ndryra të ?ordinerit? Dritan Prifti me të cilin tha se do të ballafaqohet në mënyrë ligjore. Ndërsa hodhi dhe një akuzë tjetër se pas Kastriot Ismailajt është Dritan Prifti të cilët kanë qenë miq e shokë dhe kanë zhvatur popullin.
Agron Çela: ?Nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA, në kompaninë që unë kam drejtuar gjatë vitit 2011. Gjatë këtij viti unë kam qenë qytetar i thjeshtë dhe në 2013 u bashkova me LSI-në në prag të zgjedhjeve. Për shpifjet e ndryra të ordinerit Dritan Prifti do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe rrugë ligjore në prokurori. Mbështes e do votoj për një hetim të gjithanshëm dhe ndërkombëtar të çështjes.
Dritan Prifti e njeh mirë, Kastriot Ismailaj, kanë qenë shok e miq që në 1990. Ato po zhvasin popullin?
Një ditë më parë, Dritan Prifti në një intervistë në një televizion tha se deputetë të LSI kanë marrë para nga kompania DIA. Prifti përmendi emrin e deputetit të LSI në qarkun e Shkodrës, Agron Çela. Sipas tij paratë kanë shkuar në kompaninë e deputetit për të blerë makina dhe motora, po që sipas Prifit nuk u blenë kurrë, por u përdorën për fushatën zgjedhore në 2011.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/cela-i-lsi-se-prifti-ordiner-me-ismailajn-zhvaten-popullin/