Gruaja më ka çuar vajzën 5 vjeçare drejt Sirisë për qëllime trafikimi. Denoncimi në Policinë e Korcës është bërë nga 37 vjecari, Elion Mane.
Prej një muaji gruaja e tij Albana me të cilën është në proces divorci ka ikur drejt Turqisë duke marrë me vete vajzën e mitur.
Mane ka dyshime të forta se bashkëshortja e tij ka synim trafikimin e së bijës në Siri, ndaj i bën apel policisë të zbardhë këtë ngjarje.
37 vjecari është i bindur se gruaja e tij ndodhet në shtetin sirian.
Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj Albana Manes për veprën penale ?Trafikim i të miturve?.