Ministri Tahiri 20 minuta takim me Ilir Metën në kryesi

2015-09-30 1

TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është takuar ketë të mërkurë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi mes tyre ka zgjatur përreth 20 minuta, por nuk ka pasur asnjë prononcim për mediat në përfundim.

Një ditë më parë kryetari i Parlamentit Ilir Meta pati një axhendë të ngjeshur takimesh, i pari me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe i dyti ?një kafe pune? të cilën Meta e konsideroi rutinë me nënkryetarin e Kuvendit Shpëtim Idrizin, njëherësh kryetar i PDIU-së.

Këto takime vijnë dy ditë pas letrës që kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho i ka dërguar krerëve të shtetit ku i paralajmëron se po kërkohet të destabilizohet vendi përmes një komploti kundër Metës.

Free Traffic Exchange