Mirditë, kapet 1 ton kanabis e 155 bimë, 1 në pranga dhe 3 në kërkim

2015-09-30 1

Një sasi prej 931 kilogram Canabis Sativa është bllokuar nga policia e shtetit në Mirditë.

Bima narkotike u gjet në fshatin Bulshar të Oroshit, teksa ishte fshehur në disa laboratore të improvizuar ku po bëhej procesi I tharjes.

Policia e Lezhes e informuar për sasinë e bimës narkotike së bashku me forcat e FNSH kanë zbarkuar në fshatin Bulashar të Oroshit në vendin ku fshihej sasia e bimës narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni të koduar Oroshi ra në prangat e policisë një nga kultivuesit, ndërsa u shpallën në kërkim tre të tjerë.

I arrestuari është Viktor Kola, ndërsa në kërkim nga policia janë shpallur Akelian Gjoka, Albert Gjoka dhe Marte Gjoka, pjestarë të së njëjtës familje por nga fshati Bulshar.

Sasia e prej 931 kilogramë e lëndës narkotike ishte në procesin e tharjes, ndërsa u gjetën edhe 57 kilogram Cannabis , I futur në thasë dhe I bërë gati për shitje.

Pak metra poshte laboratorëvë të improvizuar u gjet edhe një parcel me 155 bime të lëndës narkotike Cannabis sativa.