Kamionçina përplas furgonin në aksin Lushnje-Berat, 6 të plagosur- Ora News- Lajmi i fundit-

2015-09-30 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i frikshëm është shënuar në aksin nacional Lushnje-Berat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të së mërkurës. Një kamionçinë është përplasur me një furgon pasagjerësh në afërsi të fshatit Kashtbardhë, duke lënë të plagosur të paktën 6 persona, nga të cilët rëndë dy drejtuesit e mjeteve.
Dyshohet se shkak ka qenë përgjumja e drejtuesit të kamionçinës, i cili ka dalë në korsinë e furgonit, duke e nxjerrë jashtë rrugë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë drejtuesin e furgonit taksi, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lushnjes.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kamioncina-perplas-furgonin-ne-aksin-lushnje-berat-5-persona-te-plagosur/

Free Traffic Exchange