OKB, Rama-Tsipras takohen për herë të parë, ja diskutimet

2015-09-29 7

NEW YORK - Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kreu i qeverisë greke Aleksis Tsipras janë takuar për herë të parë në selinë e OKB-së në Nju Jork, në kuadër të samitit ndërkombëtar kundër ISIS. Biseda mes tyre është përqendruar në cështjet e pazgjidhura mes dy vendeve fqinje, siç është ajo e kufijve ujorë dhe kërkimeve për naftë në Jon, e të drejtave të minoriteteve. Nga ky takim, kreu i qeverisë shqiptare ftoi Tsipras për një vizitë në Tiranën zyrtare.

...
Çështjet e ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe vendit fqinj Greqisë ishin në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama pati mbrëmjen e së hënës me homologun grek Aleksis Tsipras në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Takimi është zbardhur nga zyra e shtypit të kryeministrit grek

Ndërsa nga pala shqiptare deri më tani është këshilltari për mediat i shefit të mazhorancës, që ka postuar në Twitter një foto nga ky takim. ?Takimi i parë shumë miqësor i kryeministrit Edi Rama me kryeministrin greke?, - shkruan Endri Fuga.